Mbrapa

Trajneri italian, zëvendëson legjendën Wenger

Publikuar: 11.01.2018

Trajneri italian, Carlo Ancelotti po shihet si zëvendësuesi më i mirë i Arsene Wenger ku të largohet nga Arsenali.

Carlo Ancelotti është i papunë që prej shkarkimit nga Bayern Munich dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.

Por, ai nga vera e ardhshme ka thënë se dëshiron të fillojë një aventurë të re dhe Arsenal është një mundësi reale për të.

Drejtuesit e skuadrës londineze nuk janë të kënaqur me Arsene Wenger pas rezultateve jo të mira këtë sezon, dhe po mendojnë emërimin e Ancelottit.

Përveç italianit, në listën e Arsenalit është edhe ndihmës trajneri i Pep Guardiolas dhe ish-futbollisti i skuadrës, Mikel Arteta. 

/MediaPress