Mbrapa

Edhe një trajner italian mund të transferohet në Angli

Publikuar: 11.01.2018

Massimiliano Allegri është në listën e ngushtë të Chelseat si zëvendësues i Antonio Contes.

Conte pritet të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit dhe sipas Corriere dello Sport, Allegri është kandidati më i mundshëm.

Por trajneri toskan ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020 dhe Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend ta lirojë.

Allegri më parë ka thënë se pëlqen të jetë trajner në Ligën Premier. 

/MediaPress