Mbrapa

Trajneri i Leicester City kundër largimit të Mahrez

Publikuar: 12.01.2018

Claude Puel dëshiron të mbajë te Leicester City, Riyad Mahrez. 

Pavarësisht zërave të merkatos, që e lidhin emrin e sulmuesit me disa klube të mëdha europiane, dëshira e teknikut është që lojtari të qëndrojë, pasi siç shprehet vetë francezi, Mahrez është shumë i vlefshëm për skuadrën dhe po luan shumë mirë. 

Trajneri 56-vjeçar tha se është shumë i lumtur që stërvit një lojtar si algjeriani. 

/MediaPress