Mbrapa

Mediat italiane e bëjnë të kryer, super talenti nënshkruan me Juventusin

Publikuar: 13.01.2018

Sportitalia, Sky Sport Italia dhe Tuttosport njoftojnë se Juventusi është në prag të arritjes së një marrëveshje për të nënshkruar me Han sezonin e ardhshëm. 

Talenti është vetëm 19-vjeçar, por qendërsulmuesi, i cili aktualisht është në huazim në Serie B me Perugian ka shënuar shtatë gola mbresëlënëse dhe tre asistime në 17 ndeshje të zhvilluara.

Mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër e ka ndjekur Hanin dhe i kanë shikuar nga afër ndeshjet e tij që nga muaji shtator.

Ardhja e tij do të jetë gjithashtu një ndihmë mediatike, duke ndihmuar Juventusin të zgjerojë statusin e tyre në tregun aziatik. 

/MediaPress