Mbrapa

Interi përforcohet në mbrojtje me rezervën e Benfikës

Publikuar: 13.01.2018

Interi ka arritur marrëveshjen me Benfikën për blerjen e mbrojtësit Lisandro Lopez.

29-vjeçari argjentinas do të luajë i huazuar deri në qershor të këtij viti me zikaltërit, ndërsa në fund të sezonit do të realizohet blerja e tij për 9 milionë euro.

Lisandro Lopez do të prezantohet ditën e hënë.

Në këtë sezon, Lisandro ka luajtur shumë pak me skuadrën portugeze.

Argjentinasi ka marrë pjesë vetëm 8 ndeshje: 2 në Champions (ndeshjen e parë dhe të fundit të grupit) 4 në kampionatin portugez dhe 2 në Kupën e Portugalisë. 

/MediaPress