Mbrapa

Cristiano Ronaldo pëson humbje në ndeshjen e tij të 500-të në kampionat

Publikuar: 13.01.2018

Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e 500-të në ligë në karrierën e tij si profesionist sot kundër Villarrealit në "Santiago Bernabeu".

Por, për fituesin e Topit të Artë, paraqitja e tij e 500-të përfundoi me humbje, shkruan Albeu.com.

Real Madridi u mposht me rezultat minimal në shtëpi nga Villarreali dhe kështu lëshoi serish pikë duke ia dhënë Barcelonës mundësinë ta rrisë në 19 pikë epërsinë në krye të tabelës.

Real Madridi ka pësuar dy humbje radhazi në shtëpi në La Liga për herë të parë që prej majit të vitit 2009.
 

/MediaPress