Mbrapa

Caktohet data e meçit të madh (Foto)

Publikuar: 14.01.2018

Dueli mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker do të zhvillohet gjatë muajit mars.

Mediat e huaja raportojnë se gjithçka është zyrtare sa i përket meçit Joshua – Parker.

28-vjeçari nga Britania do të ndeshet me 26-vjeçarin nga Zelanda e Re në stadiumin e Cardifit më 31 mars.

Parker ka të zhvilluar 24 luftra, ku ka arritur 24 fitore, 18 me nokaut.

Kurse kampioni i botës, deri tani ka 20 luftra të gjitha fitore me “KO”.


 

/MediaPress