Mbrapa

Kuka: Akili është mbreti i Parisit

Publikuar: 10.02.2018

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, nuk ka mundur t’i fshehë emocionet pas suksesit historik të Akil Gjakovës, i cili e fitoi medaljen e parë të artë për Kosovën në konkurrencën e meshkujve.

“Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte! Dhurata për 10 vjet shtet! Akili i artë në Grand Slam Paris! Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në finale!”, ka shkruar Driton Kuka në profilin e tij në Facebook, menjëherë pas suksesit të Akilit.

 

/MediaPress