Mbrapa

Oferta e çmendur e Realit: 110 milionë euro për portierin belg

Publikuar: 11.02.2018

Me Manchester United që vazhdon të bëjë rezistencë duke mos lejuar largimin e David De Geas, Reali i Madridit e ka hedhur vështrimin nga Thibaut Courtois.

Los Blancos prej kohësh janë në kërkim të një portieri të nivelit të lartë dhe e shohin te Courtois opsionin ideal për të blinduar portën për 4 apo 5 vitet në vazhdim.

Sipas mediave angleze Reali i Madridit është gati t’i ofrojë Chelsea-it, 110 milionë euro për kartonin e portierit belg. 

/MediaPress