Mbrapa

City nuk lëshon pe ndaj interesimit të Realit dhe Barçës për De Bruyne

Publikuar: 11.02.2018

Kevin de Bruyne muajt e fundit ka qenë një ndër emrat më të përfolur të merkatos. 

Disa prej klubeve më të mëdha europiane si Real Madrid dhe Barcelona, kërkojnë kartonin e yllit belg, lajm që e konfirmoi edhe vetë agjenti i tij. 

Megjithatë sipas mediave në Angli, Manchester City nuk ka ndërmend ta humbasë De Bruynen, që mbi të gjitha sapo ka rinovuar kontratën e tij me Citizens. 

/MediaPress