Mbrapa

Lewandowski për të shtatën herë më radhë më i mirë i vitit

Publikuar: 11.02.2018

Robert Lewandowski është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit 2017 në Poloni

Golat dhe titujt e fituar në vitin 2017 me Bayern Munichun dhe Kombëtaren kanë bërë që Federata e Futbollit e Polonisë të vlerësoi sulmuesin Robert Lewandowski.

Ai gjatë ditës së sotme është shpallur si futbollisti polak më i mirë i vitit që lamë pas 2017.

Kjo është hera e shtatë më radhë që Lewandowski shpallet më i miri në vendin e tij, ku për herë të parë e kishte marrë në vitin 2011.

 

/MediaPress