Mbrapa

Çka po ndodh me Sadikun?

Publikuar: 12.02.2018

Kalimi i Sadikut tek Levante i gëzoi jo pak tifozët shqiptarë duke bërë që t'a prisnin që të debutonte në ndeshjen kundër Real Madrid, por ajo nuk ndodhi. 

Ai nuk u grumbullua as në ndeshjen kundër Valencias duke shtuar dyshimet nëse lojtari i kombëtares ishte apo jo në gjendje fizike apo nëse nuk bënte më pjesë tek planet e trajnerit.

Megjithatë, mësohet se problemi i mos aktivizimit të Sadikut lidhet me një dëmtim, i cili pritet t'a mbajë edhe për dhjetë ditë të tjera jashtë fushës së lojës. 

/MediaPress