Mbrapa

Morata tregon pse u largua nga Reali

Publikuar: 12.02.2018

Morata ka dashur më shumë minuta nën urdhëratë e Zinedine Zidane dhe që të jetë më shumë i pranishëm në lojë të mëdha.

Alvaro Morata u shit gjatë verës te Chelsea për më shumë se 80 milionë euro, pasi në Madrid nuk arriti t’ia zë vendin Karim Benzemas, që luan rregullisht të Los Blancos vetëm falë Zinedine Zidane pasi forma e francezit në vitet e fundit është zhgënjyese, vetëm dy gola ka realizuar këtë edicion.

Sido që të jetë, Alvaro Morata thotë se nuk ka kërkuar asnjëherë që të jetë titullar, por vetëm më shumë minuta dhe më shumë hapësirë në përballje të mëdha.

“Kam luajtur shumë ndeshje, por me ekipin B. Nuk kam kërkuar të jem titullar, sepse Madridi është nga një tjetër planet. Por, nuk luaja në ndeshjet e Champions League, nuk luaja kundër Barçës, Atleticos, Sevillas, apo edhe Valencia”, ka thënë Morata, duke shtuar se “gjithmonë do të jem tifoz i Madridit” 

/MediaPress