Mbrapa

Albin Tahiri përfundon garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore (Foto)

Publikuar: 13.02.2018

Albin Tahiri është bërë sportisti i parë nga Kosova që ka garuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë ka përfunduar lëshimin, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues, me kohë 1:23:84 sekonda, kurse sot, do ta ketë sllallomin.

Të dy këto gara janë pjesë e disiplinës kombinim alpin dhe rezultati i lëshimit do të llogaritet në sllallom.

 

/MediaPress