Mbrapa

Toni Kroos i gatshëm për sfidën kundër PSG-së

Publikuar: 13.02.2018

Toni Kroos ka qenë lojtari i rradhës që ka folur për ndeshjen e shumë pritur ndaj PSG në një intervistë të dhënë për ‘Cinco Estrellas’ të Mahou. 

"Besoj që kemi bërë të njëjtën pyetje sezonin e kaluar sepse ishim kampionët dhe gjithmonë është e komplikuar. Sezonin e fundit në Champions League luajtëm ndaj Bayern, ndaj Atleticos dhe ndaj Juventus në finale. Jemi përballur me ekipet më të mëdha pas triumfit në vitin 2016 dhe ia kemi dalë përsëri mbanë, kështu që kam shumë dëshirë të luaj në këto ndeshje, do të jetë e vështirë, kuptohet, sepse PSG është një ekip fantastik, por edhe ne jemi të tillë. Kam një entuziazëm të madh për të luajtur, i shoh këto ndeshje me optimizëm.”

Ndërsa për rivalin, Gjermani fton lojtarët për kujdes: 

"Përballemi me një nga portierët më të mirë, katër mbrojtësit nga më të mirët, tre mesfushorët nga më të mirët dhe tre nga sulmuesit më të mirë. Është një ekip i kompletuar, i mirë, por jo vetëm për shkak të sulmuesëve. Kuptohet që janë të mirë, të shpejtë dhe shënojnë shumë gola, por duhet të koncentrohemi në rivalin si ekip dhe mbi të gjithash në lojën tonë, sepse ne poashtu kemi mbrojtës të mëdhenjë, mesfushorë, sulmues dhe një portier të madh. Duhet të vlerësohet ajo që kemi bërë dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme.” përfundoi Kroos. 

/MediaPress