Mbrapa

Roma mendon ta mbrojë Becker përmes klauzolës së lartë

Publikuar: 14.02.2018

Roma nuk dëshiron të humbasë shërbimet e Allison Becker dhe për këtë mendon t’i vendosë një klauzolë të lartë largimi portierit. 

Klubi verdhekuq për të larguar interesin e disa klubeve si Liverpool dhe Real Madrid, që e kërkojnë prej kohësh 25-vjeçarin, synon t’ia vendosë 90 milionë euro çmimin e largimit “gardianit” brazilian. 

Kjo do të thotë që nga 1.5 mln Euro që përfiton aktualisht Allison, me kontratën e re të arkëtojë 5 milionë Euro. 

/MediaPress