Mbrapa

Kosova i luan dy miqësore në mars

Publikuar: 14.02.2018

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris gjatë muajit mars.

Sipas njoftimit nga FFK, Kombëtarja A e Kosovës do të organizojë një kamp përgatitor prej 20 deri më 27 mars.

Miqësoret do të jenë ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Ndeshja me Madagaskarin do të luhet më 24 mars, ndërsa tjetra me Burkina Fason tre ditë më pas.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet prestigjioze të Parisit me rrethinë, thuhet në njoftim të FFK-së. 

/MediaPress