Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/received_1889835077819303.jpeg

Nis lufta për transfere



Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachmin Watzke ka pranuar se klubi që e drejton është i gatshëm të diskutojë rreth shitjes së Jadon Sancho, por dyshon se dikush mund të ofroj çmimin për të cilin është përmendur në të kaluarën.

20 vjeçari Sancho, ka të regjistruar 17 gola dhe Dortmund raportohet se e vlerëson atë në vlerë prej 100 milionë funte.

Një nga ekipet që ka interesim për transferimin e tij mbetet Manchester United.

Nga ana tjetër, Inter Milani ende nuk është dakord për zgjatjen e huazimit për Alexis Sanchez dhe Victor Moses.

Sanchez që është i huazuar nga Man Utd dhe Moses që luan si huazim në Chelsea, janë në përfundim të kontratave të tyre, por nuk mund të luajnë për klubet e tyre mëmë gjatë këtij sezoni.

Por ekipi italian, po bënë përpjekje për të realizuar transferimin e Sergio Aguero nga Manchester City.

Për të arritur këtë qëllim, Inter është i gatshëm që të përfshijë në marrëveshje edhe mbrojtësin Milan Skriniar, pasi edhe Manchester City thuhet se është i interesuar të marrë shërbimet e lojtarit.

Aguero ka shënuar 16 gola në Premier League këtë sezon dhe i përfundon kontrata verën e ardhshme.
Liverpool ka hyrë në garë me Manchester City për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, duke ofruar Dejan Lovren si pjesë të marrëveshjes.

Napoli raportohet se po kërkon 90 milionë për Koulibaly, por kampionët e sapo kurorëzuar në Premier Ligën angleze, janë duke shpresuar të ofrojnë mbrojtësin kroat Lovren si një zgjidhje shtesë për të bindur klubin italian.

Koulibaly është vetëm një nga transferimet e mundshme të Liverpool, pasi ekipi anglez pasi u kurorëzua me titullin e kampionit është vënë në lëvizje për të bërë transferime.