Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/mirot-rashica-1.jpg

Agjenti i Rashicës vizitë të befasishme në Milan



Ku do të shkojë Milot Rashica?

Kjo është një pyetje që do të shtrohet edhe për disa kohë të tjera, pasi “telenovela” vazhdon.

Sulmuesi shqiptar u bë fakt i kryer se nuk i përkiste më Werder Bremen dhe se do të gjente menjëherë një ekip të ri, sapo skuadra gjermane të mbijetonte në “Bundesliga” pas “Play-Out”.

Një gjë e tillë ndodhi, por Milot Rashica ka zbritur ditën e djeshme për stërvitjen e parë me Werder Bremen për rinisjen e sezonit të ri.

Pavarësisht faktit se në qendrën stërvitore hyri i buzëqeshur, qartësisht futbollisti e ka humbur lumturinë dhe kërkon me ngulm një aventurë të re.

Ku do të jetë ajo?

Zërat e merkatos e kanë dërguar kudo, madje edhe te Liverpuli.

Por më konkrete dukej kalimi te Leipzig, që u quajt edhe i mbyllur.

Ky negocim po ngec në faktin se drejtuesit e këtij ekipi nuk duan që të paguajnë 25 milionë euro të kërkuara nga Werderi.

Dhe përgjigja e marra nga drejtori sportiv i këtyre të fundit ka qenë e prerë, duke u shprehur se Rashica mund të qendrojë edhe për një sezon tjetër.

Pra kurrsesi që të shitet më lirë! Në media është përfolur edhe një kalim i mundshëm i këtij sulmuesi te Milani.

Nuk duket të jetë vetëm një trillim mediatik pasi Altin Lala ka mbërritur në Milano dhe në këto ditë ku menaxherët e lojtarëve nisën punën e tyre me ritmet më të larta se kurrë më parë, pushimet në Itali as që nuk dërgon ndërmend.

Pra ka pasur diskutime me drejtues të kuqezinjëve dhe një interesim të mundshëm nga ekipi i njohur në Itali, që pritet të qartësohet në ditët në zhvillim.

Por për momentin opsioni Milan merr më tepër terren pas ngecjen së negociatave me Leipzig.

Të fundit

Basel blen kartonin e Zhegrovës

Edon Zhegrova rikthehet te Baseli për të qëndruar gjatë aty. Pas huazimit për 1 sezon e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019-të te skuadra zvicerane. Gjatë kësaj vere Zhegrova u kthye te G

Netflix do të xhirojë garën e Formula 1

Këtë të dielë, Lewis Hamilton mund të barazojë rekordin e fitoreve të Michael Schumacher (91), duke u bërë së bashku me gjermanin piloti me më shumë triumfe në historinë e Formula 1. Kë

Katër rekordet që Messi do të tentojë t’i thyejë

Pas një rrëmujë të gjatë të shkaktuar në muajin gusht se mund të ndodhte largimin nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi, në shtator Lionel Messi konfirmoi se nuk largohet nga Barcelona. Ylli a

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Info Tjera