Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/sergio-aguero-dari-manchester-city-meninggalkan-lapangan-selama-pertandingan_210227210311-766.jpg

Aguero drejtë Barcelonës



Lojtari argjentinas i Manchester City, Kun Agüero, duket se i ka të gjitha kredencialet në rregull për t’u bërë përforcimi i parë i skuadrës katalanase.

Një vendim që merret nga bordi i drejtorëve, pasi klubi ende nuk ka një drejtor sportiv.

Jordi Cruyff, favoriti për ta zënë këtë pozicion, është ende në Kinë dhe sipas RAC 1, nuk duket se do të shkëputet nga Shenzen derisa kontrata e tij të skadojë dhjetorin e ardhshëm.

“Mundo Deportivo” dhe “La Vanguardia” raportojnë se marrëveshja me argjentinasin 33-vjeçar tashmë është mbyllur dhe se ajo do të shpallet pasi të mbarojë sezoni. 

Agüero do të mbërrijë te Barcelona si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Manchester City.

Një muaj më parë, të dyja palët njoftuan se nuk do ta zgjasnin marrëdhënien 10-vjeçare të deritanishme, në të cilën argjentinasi është bërë idhull për tifozët e “Etihad”.

Me 258 gola, ai është bërë shënuesi më i mirë historik për “qytetarët”.

Në bordin e Blaugrana-ve vlerësohet përvoja dhe aftësia e tij shënuese, por edhe marrëdhënia e mirë personale me Messin.

Presidenti Laporta vlerëson se ardhja e Kun mund të jetë një element që luan në favor të vazhdimësisë së Leos në “Camp Nou”. 

Nëse konfirmohet ardhja e Agüero, kjo nuk do të thotë se përforcimet do të ndalen, përfshirë sulmuesin holandez Memphis Depay, me të cilin negociatat kanë avancuar mirë. Edhe aim und të merret si lojtar i lirë.

Këto vendime, si dhe vazhdimësia ose jo e Ronald Koeman, nënshkrimi i një mbrojtësi (Éric García është pothuajse i kryer), largimet në fund të sezonit…; duhet të merren tani për tani, pa një drejtor sportiv, pozicion ende bosh në klub.

Jordi Cruyff, i zgjedhur për të udhëhequr projektin, duket se nuk dëshiron ta shkurtojë angazhimin e tij te Shenzen kinez, ndaj nuk pritet të bashkohet me katalanasit deri janarin e ardhshëm.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera