Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ney-mbapp.jpg

Al Khelaifi tregon të ardhmen e Mbape dhe Neymar



Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dërguar mesazh të fortë lidhur me të ardhmen e dyshes Kilian Mbape dhe Nejmar, derisa zbuloi se duan trofeun e Ligës së Kampionëve.

Al Khelaifi ka zbuluar qëllimin kryesor të PSZH-së në garën me prestigjioze në botë, derisa foli edhe për të ardhmen e dyshes Nejmar dhe Mbape.

“Është qëllimi ynë të vazhdojmë sa më lartë. Qëllimi ynë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë. Do vazhdojmë ndeshje pas ndeshje. Mund të kishim shënuar tri apo katër gola, por në fund u kualifikuam. Fituam ndaj Barcelonës dhe Bajern Munihut, kjo nënkupton shumë. Jemi këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve. Jam krenar për skuadrën. Kemi investuar shumë në klub që ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të gjithë trofetë e mundshëm. Nejmar dhe Mbape nuk kanë arsye që të largohen. Kemi gjithçka për të fituar turneun. Kemi respekt për tjerët, por jemi aty me ta. Jemi duke punuar dhe nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë, të jemi të qetë sepse Liga e Kampionëve nuk ka mbaruar. Besojmë, sekreti është te puna. Detajet do bëjnë ndryshimin gjithashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG ka arritur marrëveshje me Nejmarin, derisa bisedimet vazhdojnë me Mbapen, ky i fundit konsideron kalimin te Real Madrid.

Të fundit

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Info Tjera