Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/lewandowski_fifa-20-600x360-1.jpg

Alarm te Bayern pas dëmtimit të Lewandowskit



Golat e Robert Levandovskit janë jash tëzakonisht të rëndësishëm për Bajernin e Mynihut.

Për ndeshjen e vlefshme për titullin kampion kundër Lajpcigut, sidoqoftë, polaku mund të mungojë sepse ai duhet të jetë në karantinë.

Leva ka dy gjëra që e bëjnë atë kaq të veçantë: së pari, shënon një numër të pabesueshëm golash dhe së dyti, ai nuk është pothuajse kurrë jashtë fushe.

Bomberi gjithashtu mund të jetë i dobishëm në mbylljen e çështjes së titullit që Bajerni kërkon ta fitojë sërish këtë vit.

Por, në këtë sezon gara për titullin ka qenë jo e lehtë ndaj një skuadre si Lajpcigu.

Më 3 prill, do të ketë një përballje midis dy ekipeve kryesore, por Levandovski nga të gjithë lojtarët e mundshëm mund të qëndrojë jashtë.

Bajerni pa Levandovskin kundër Lajpcigut?

Skenari i tmerrit mund të ndodhë me të vërtetë: Sulmuesi është pjesë e ekipit kombëtar polak për ndeshjet me Poloninë nga 25 deri më 31 mars.

Polonia do të luajë tri ndeshje: kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë. Ndeshja në Londër në veçanti paraqet një dilemë për Levandovskin.

Rregulla strikte zbatohen për ata që udhëtojnë në Gjermani nga Britania e Madhe për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri të COVID-19 i cili ka hyrë në Europë.

Për këtë arsye lojtarit do t’i duhet të qëndrojë i izoluar pasi të kthehet në Mynih, çka do të thoshte një mungesë të rëndësishme për kampionët e Gjermanisë që në ndeshjen me Lajpcigun do të luajnë për gjithçka.

Numri 9 i bavarezëve ka shënuar deri tani 32 gola në kampionat në 25 javë të luajtura.

Ky numër i madh golash tregon edhe rëndësinë që ka Leva për skuadrën e Hansi Flikut e cila në sezonin e kaluar fitoi gjithçka falë kontributit që 32-vjeçarit.

Edhe në këtë sezon ai po kërkon të jetë po kaq i rëndësishëm me fanellën e klubit më të titulluar në Gjermani.

Leva është Bajerni dhe Bajerni është Leva, të paktën në këtë sezon.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera