Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/allab.jpg

Allan në radarin e Arsenalit

Publikuar: 11/03/2018

Mesfushori brazilian i Napolit, Allan, ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Arsenal.

Londinezët po vëzhgon me vëmendje mesfushorin e Napolit, Allan.

Sipas Calciomercato.com, mesfushori ka qenë në qendër të ekipit të Napolit në sfidën për titullin e Serie A në këtë sezon.

Dhe braziliani, i cili ka shënuar katër gola për këtë klub, pritet të jetë një objektiv transferimi për klubet më të mëdha të Evropës këtë verë.

Duke pasur parasysh betejat e tyre të brendshme, Arsenali nuk ka gjasa të jetë në krye të radhës, por kjo nuk e ka ndalur menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, të bëjë interesimet e para për të.

Drejtuesit e Napolit janë të bindur se mund të mbajnë 27-vjeçarin, duke pasur parasysh se ai ka një kontratë deri në vitin 2023.