Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/2697755-55777417-1600-900.jpg

Allegri gati për kthim në Juve



Nisur nga deklaratat, Pirlo mund të qëndrojë tek Juventusi, nëse arrin objektivin minimal të një vendi në Champions League.

Por vlen të kujtohet se nisur nga deklaratat, edhe Sarri një vit më parë duhej të qëndronte në stolin bardhezi.

Me pak fjalë, deklaratave të zakonshme të drejtuesve nuk është për t’u besuar shumë.

Mediat italiane këmbëngulin se fati i Pirlos tanimë është parapërcaktuar dhe mund të përmbushet që të dielën, në Udine, me marrjen e drejtimit nga trajneri i përkohshëm Tudor, në pritje të trajnerit të vërtetë për sezonin e ardhshëm.

Dhe këtu bëhet fjalë për një trajner që vjen nga e kaluara: Massimiliano Allegri.

Në shtëpinë bardhezi ka ardhur momenti që të rikthehen te suksesi dhe ky është motivi që ka shtyrë drejtuesit për të kontaktuar me trajnerin e pesë titujve radhazi.

Allegri është pushim prej dy vitesh, që kur u detyrua t’i jepte lamtumirën Juves, pas një takimi me mikun e tij presidentin Agnjelli.

Për të thënë të vërtetën, e larguan, pasi Allegri kërkonte një ndërhyrje të fortë në organikën bardhezi, ndërsa drejtusit mendonin se grupi kishte nevojë vetëm për ndonjë prekje.

Juventusi aktual është, gjithsesi, shumë i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë, por është e qartë se Allegri do të kërkojë përforcime për t’u rikthyer në nivelet më të larta, edhe pse arkat e klubit kushtëzojnë ndërhyrje të kujdesëshme në aspektin ekonomik.

Allegri, në vitet e fundit, ka refuzuar stola prestigjiozë dhe ishte edhe afër atij të Interit në periudhën e debatit mes Contes dhe drejtuesve zikaltër.

Prej disa muajsh, gjithsesi, është përqendruar në një objektiv të vetëm, të rikthejë në maja Juventusin.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera