Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/england.jpg

Anglia zgjedh kapitenin për finalet e Botërorit

Publikuar: 09/03/2018

Humbja me Juventus në mesjavë e ka vrarë moralisht sulmuesin e kombëtares angleze, Harry Kane që ka vendosur të qëndrojë dhe për një tjetër sezon me Tottenham.

Ndërkohë trajneri i ‘Tre Luanëve’, Southgate është i bindur t’i japë shiritin e kapitenit në Botëror.

Pasi dështoi të gjejë personin e përshtatshëm për shiritin e kapitenit, teksa provoi 15 futbollistë në 14 ndeshjet që është në detyrë, Southgate po mendon që ne ndeshjet e ardhshme kapiten gë jete sulmuesi i Tottenham.

Kane ështe aktualisht futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës dhe me shiritin e kapitenit do te kishte edhe më shumë autoritet.

Southgate provoi në muajin nëntor me Cahill dhe Hart, ndërkohë që Dier nuk ka seriozitetin e duhur.

Trajneri i Anglisë ka përzgjedhur skuadrën me të cilën do të luaje miqësoret me Holandën dhe Italinë këtë muaj.