Arbëria mposht Gjilanin, Drita dhe Feronikeli ndahen baraz
Me barazim ka përfunduar derbi i javës së 14-të së Superligës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit me rezultat 1:1. Ndërsa, ndeshja tjetër e ditës përfundoi me fitoren e Arbërisë e cila mposhti Gjilanin me rezultat 1:0.
Drita mori një pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit, pasi gjatë gjithë ndeshjes ishte në disavantazh.
Goli i Mendurim Hotit në pjesën e parë i dhuroi epërsinë skuadrës së Klodian Duros.
Feronikeli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 75-të, por gjyqtari anësor Edmond Zeqiri e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje.
Në aksionin tjetër, Drita arriti të barazonte rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë.
Golin e shënoi zëvendësuesi Festim Alidema, i cili ia siguroi një pikë mjaftë të rëndësishme skuadrës së tij.