Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/conor-mcgregor-1.jpg

Arrestohet McGregor (Video)

Publikuar: 06/04/2018

Conor McGregor nuk di të bëhet një herë i urtë dhe i thjeshtë. 

Së fundmi ai është ndaluar nga policia e Brooklynit, në Nju Jork, pasi është përfshirë në një incident të dhunshëm.

Ai tani do të përballet me akuzat e agresionit dhe vandalizmit.

29-vjeçari ishte pjesë e një grupi meshkujsh që sulmuan një autobus, me të cilin udhëtonin “luftëtarë” rivalë, sqarohej në një komunikatë të UFC-së.

McGregor u vetëdorëzua në polici pas shpalljes së tij në kërkim, ndërsa në orët e para të kësaj të premteje iu komunikuan akuzat.