Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/skysports-inter-milan-europa_5059257.jpg

Atalanta leksion Milanit, Interi barazon me Udinesen



Milani pësoi një disfatë të rëndë 0-3 në shtëpi përballë Atalantas në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serie A, megjithatë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mbetet e para në renditje e për rrjedhojë fiton titullin simbolik kampione e dimrit, pasi Interi dështoi të merrte maksimumin e pikëve në fushën e Udineses (0-0).

Në ditën e debutimit të Mario Mandzukicit (u aktivizua në minutën e 70-të), Milani gjeti përballë një skuadër të mirë organizuar dhe shumë cinike në daljet në sulm, e cila me plot autoritet iu imponua “Djallit” duke i shënuar tre gola dhe goditur shtyllën.

Takimin e zhbllokoi Romero në minutën e 26-të, ndërsa Ilicic shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Frank Kessie në minutën e 53-të.

Bergamët nuk hoqën dorë nga loja sulmuese edhe pse ishin në epërsi të dy golave dhe kjo strategji u dha të drejtë, teksa pas disa rasteve të humbura shënuan të tretin me Duvan Zapatan në minutë ne 77-të, duke mbyllur përfundimisht sfidën.

Nuk përfitoi nga kjo humbje disi e papritur e kuqezinjve Interi, që barazoi 0-0 në “Dacia Arena” me Udinesen. Pavarësisht dominimit në lojë dhe rasteve të krijuara, zikaltrit nuk ia dolën të shënonin qoftë një gol. Vazhdon të ketë probleme para portës Lautaro Martinez, por mundësitë për të shënuar i patën edhe Barella e Hakimi, që nuk u treguan sa duhet të saktë në finalizimin.

Interi e mbyll fazën e parë të Serisë A në vendin e dytë me 41 pikë, dy më pak se rivalët lokalë (Milani), që u gjunjëzuan nga Atalanta.

Të fundit

Liverpool dorëzohet në luftën titull, Mane tregon synimin

Sadio Mane ka pranuar se mbrojtja e titullit në Ligën Premiere ka përfunduar, duke deklaruar se diferenca e pikëve midis Liverpoolit dhe Manchester Cityt është thjesht shumë e madhe për t’u

Manchester City në kërkim të fitores

Borussia Monchengladbach do të zhvillojë ndeshje kundër Manchester Cityt në stadiumin “Puskas Arena”, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminatorëve. Kjo është hera e parë

Lewandowski golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Su lmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pas golit që e shënoi në fitoren kundër Lazios të martën

Zhvillime të reja për të ardhmen e Mbappe

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është i gatshëm ta firmos kontratën e re me Paris Saint-Germaini, por vetëm nëse ekipi nga Ligue 1 i plotëson kërkesat e tij. Kështu ka raportuar të martën e

David De Gea drejt largimit nga Manchester United

David De Gea duket se do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës. Portieri spanjoll nuk është më i paprekshëm te Djajtë e Kuq, pasi aty po ndjen presionin e Dean Hend

Reali pa sulmuesin kryesor ndaj Atalantës

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të udhëtojë me pjesën tje

Info Tjera