Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_lionel_messi_barcelona1581285514.jpg

Barcelona vendos për trajnerin



Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Quique Setien, do të mbetet trajner i skuadrës katalonase edhe sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Setien, i cili e mori drejtimin e skuadrës në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, nuk ka qenë aspak e sigurt midis thashethemeve se ai do të zëvendësohet me legjendën e klubit, Xavi Hernandezin.

Nën drejtimin e tij, Barça ia dorëzoi titullin në La Liga rivalit Real Madridit por mbetet në garë në Ligën e Kampionëve dhe Bartomeu beson se ai meriton të jetë trajner i skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

“Xavi është lojtar me të cilin kam marrëdhënie të shkëlqyera. Por Quique Setien ka kontratë me Barcelonën dhe e ka edhe një vit të mbetur në të”, tha Bartomeu i pyetur nëse Xavi do ta zëvendësoj Setienin këtë verë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se Setien është trajneri ynë dhe ai do të na udhëheqë në Ligën e Kampionëve, një garë që na jep shumë shpresë”, shtoi ai.

Të fundit

Guardiola nuk ndalë blerjet

Skuadra e Manchestee City nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Pas blerjes së Natan Ake, trajneri Pep Guardiola, dëshiron edhe më tej të forcojë mbrojtjen, ndërsa zgjedhja e parë

FFK reagon për Dritën dhe të drejtat televizive

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar sot pas situatës së shkaktuar për anulimin e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Linfieldit, e vlefshme për finalen e fazës parakualifikuese të Champions

Levante nuk e lëshon lehtë Armando Sadikun

Në fillim të merkatos verore, Armando Sadikun e kërkoi Arisi i Selanikut, e pastaj edhe Pogon Shçzecin në Poloni. Por të dy skuadrat bënë oferta shumë të ulta ekonomike, nën 1 milion euro q

Detaje të reja rreth të ardhmës së Muriqit

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se Lazio është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Vedat Muriqin nga Fenerbahce. Duket se Lazio do ta mbyll transferimin e Muriqit

Sanchez i pasigurt

Alexis Sanchez është në dyshime për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Evropës, me klubin që ka konfirmuar se ai vuante nga një lëndim gjatë ndeshjes kundër Leverkuseni. Inter mposhti 2:1

Anulohet ndeshja Drita vs. Linfield, pas testeve pozitive me Covid-19

Është anuluar dueli final i fazës paraeleminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe skuadrës irlandeze Linfield. Informacioni është konfirmuar nga zyra e mediave në UEFA për Gaz

Info Tjera