Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kombetarja-4.jpg

Bernard Challandes publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e tetorit



Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji.

Kosova do t’i zhvillohet tri ndeshje gjatë muajit tetor, ku njëra është e vlefshme për gjysmëfinalen e ‘Play-Offit’ të Ligës së Kombeve për kualifikimin në Euro 2020, ndërsa dy tjerat për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e parë është ajo më e rëndësishmja që do të zhvillohet në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në “Play-Off” për një vend në finale dhe ky takim është i paraparë të luhet me 8 tetor.

Pas kësaj ndeshje vijnë dy ndeshja tjera brenda një kohe të shkurt, të cilat janë të vlefshme për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kombeve në kuadër të Grupit 3 në Ligën C.

Më 11 tetor, ‘Dardanët’ do ta presin Sllovenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 14 tetor do të udhëtojnë drejt Greqisë.

Për këto tri ndeshje shumë të vlefshme, përzgjedhësi Challandes ka publikuar tashmë listën e lojtarëve të ftuar.

Në këtë listë janë të ftuar shumica e lojtarëve që bartin barrën kryesore të ekipit përfaqësues tash e disa vite si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Fidan Aliti.

Megjithatë, nuk mungojnë as befasitë dhe mungesat për këto ndeshje.

Milot Rashica dhe Bernard Berisha nuk do të jenë pjesë e Kosovës dhe këto mungesa do të jenë një hendikep i madh për ‘Dardanët’. Ky i fundit është ndëshkuar shkaku i mosmarrëveshjeve në ndeshjen me Greqinë.

Në takimin ndaj Maqedoninë e Veriut do të mungojnë edhe Samir Ujkani.

Të fundit

Çmenduri në Holandë! Ajax shënon 13 herë brenda 75 minutave

Eredivise në Holandë ka prodhuar një spektakël të vërtetë golash me Ajax-in e pamëshirshëm. Amsterdamasit luanin në transferë ndaj VV- Venlo, vendi i 10-të në kampionat dhe një skuadër

Përballja e tretë

Istogu udhton të dielën në Vushtrri për të zhvilluar ndeshjen kampionale me Vushtrrinë. Përballja vjen pas dy ndeshjeve në EHF Europa Cup, ku istogaset i fituan me rezultatin 21-26 dhe 31-24.

Ronaldo pritet të luaj kundër Barcelonës edhe pse doli pozitiv

Cristiano Ronaldo mund të luajë me Juventusin në ndeshjen ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve, edhe pse ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pesë herë fituesi i Topit të Artë rezultoi pozit

Muriqi titullar i Lazios nga kjo javë, Inzaghi: Ai është i gatshëm

Vedat Muriqi mund të luaj nga kjo javë titullar te Lazio. Sulmuesi kosovar ka zhvilluar tanimë dy sfida me bardhekaltërtit duke u inkuadruar nga banka rezervë. Prizrenasi luajti fillimisht ndaj S

Emërimi i selektorit të ri të Kosovës, bën buj në gjithë Spanjën

Emërimi i spanjollit selektor i Kombëtares së Kosovës në hendboll  (meshjkujt) për dy ndeshje, ka bërë bujë edhe në Spanjën që nuk e njeh Kosovën. Gazeta më e madhe sportive në Spanj

Pesë gabimet që mund ta qojnë Zizun drejt largimit

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve e ka vendosur Zinedine Zidane në një pozitë të vështirë, nën presion serioz për të kthyer rezultatet. Përballë tij nuk është një nde

Info Tjera