Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/keita.jpg

Binjakët e Gjilanit marrin këtë urim të veçantë



Aziz dhe Razak Keita janë dy futbollistë të rrallë në futbollin kosovar, të cilët janë binjakë dhe luajnë në të njëjtën skuadër. Të ardhur nga Bregu i Fildishtë, vëllezërit Keita kanë përmbushur të gjitha pritshmëritë te skuadra e Gjilanit, madje mungesa e tyre në fushën e lojës është më se evidente, shkruan Gazetasheshi.com.

Aziz luan në rolin e mesfushorit balancues, ndërkohë Razak është sulmues qendre dhe njëherësh njëri ndër më të mirët në kampionat, derisa kujtojmë edicionin e fundit, me ç’rast realizoi tetë gola në ndeshjet e fundit për t’i siguruar Gjilanit titullin e nënkampionit dhe daljen në Evropë.

Përmes faqes zyrtare, ‘kuqebardhët’ u kanë uruar ditën e binjakëve dy futbollistëve, derisa i kanë lënë një mesazh tejet motivues.

“Happy National Twin Day!

We look forward to see you back on the field

#NationalTwinDay”

“Urime dita e binjakëve!

Mezi presim të ju shohim në fushë sërish”, thuhet në publikimin e klubit.

Dy futbollistët nga Afrika kanë mbushur 23 vite, ndërkohë që ndodhen të lidhur me Gjilanin edhe për dy edicione.

Të fundit

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Info Tjera