Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/neymar.jpg

“BUM” ofertash për Neymar, kërkohet dhe nga ish-trajneri i Barcelonës

Publikuar: 12/03/2018

Pas spanjollëve të Realit të Madridit edhe skuadrat angleze kanë shfaqur interes për transferimin e brazilianit Neymar.

Sipas “Diario Gol” dy skuadrat e Manchester, City dhe United kanë hyrë në garë për shërbimet e yllit të PSG-së.

Ylli brazilian është i pakënaqur në PSG dhe dëshiron të largohet pas vetëm një sezoni të kaluar te kjo skuadër.

Real Madrid shpreson të siguroj shërbimet e Neymar, edhe pse tani ka një konkurencë më të fortë.

Një transferim i yllit brazilian në “Santiago Bernabeu” pritet t’i kushtoj rreth 400 milionë euro arkave të “Galaktikëve”.