Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/received_2701891213361587.jpeg

Çdo lojtar i Liverpoolit pritet të marrë nga një medalje



Jurgen Klopp është gati të sigurojë që çdo anëtar i skuadrës së tij të marrë një medalje të fituesve të titullit të Ligës Premier.  Pasi të fitojnë titullin e parë të ligës pas 30 vitesh, Reds do të marrin 40 medalje nga Liga Premier, ashtu sikurse çdo kampion tjetër i viteve të kaluara.

Rregulli është që ata që kanë bërë pesë ose më shumë paraqitje kanë të drejtë të marrin nga një medalje dhe kanë përparësi përpara se Liverpooli të jetë në gjendje të jap medaljet e mbetura për stafin e skuadrës.  Për momentin, 21 lojtarë e kanë të garantuar marrjen e medaljes, me të rinjtë si Harvey Elliott, Neco Williams dhe Curtis Jones që kërkojnë edhe nga tre paraqitje për të fituar medaljen.

Por, duke besuar se të gjithë kanë luajtur rolin e tyre në triumfin e titullit, Klopp nuk është tifoz i rregullit të vendosur dhe thotë se të gjithë lojtarët do të marrin nga një medalje, edhe nëse atij i duhet t’i prodhojë ato ose të heqë dorë nga medalja e tij.

“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është skuadra për të fituar kampionatin, atëherë unë nuk mund t’i ndihmoj ata të jenë të sinqertë”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.

“Edhe nëse keni zero ndeshje ju duhet të fitoni një medalje, nëse jeni pjesë e skuadrës duhet të merrni patjetër një medalje”.


“Nëse jeni portieri i dytë dhe keni më pak ndeshje duhet të keni po ashtu një medalje, sepse stërvitni pesë milion herë gjatë vitit dhe nëse nuk stërviteni të gjithë në nivelin më të lartë, atëherë nuk keni shanse të fitoni kampionatin”.

“Këta djem do të marrin nga një medalje 100 për qind – Unë do ta prodhoj vetë. Njëqind për qind mund të kenë medaljen time”.

“Ata meritojnë nga një medalje dhe do të marrin nga një medalje, nëse jo nga Liga Premier, atëherë nga unë”.

“Ata nuk do të luajnë vetëm sepse unë dua t’i shoh ata në një ndeshje të Ligës Premier, secili duhet ta meritojë paraqitjen”, përfundoi gjermani.

Të fundit

ZYRTARE: Lampard shkarkohet nga Chelsea

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes uebfaqes së klubit.  “Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe jo ai që pronari dhe Bordi e kanë marrë me lehtësi”, u tha ne dekl

Juventus pranë goditjes së madhe

Kërkonte vetëm një zëvendësues për Alvaro Morata, por mund të marrë më shumë se kaq. Juventus është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e janarit që mban emrin e Edin Dzeko. “

Manchester United eliminon Liverpoolin dhe konfirmon krizën e “Të Kuqve”

Manchester United po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 në shtëpi ndaj Liverpool, sukses që sjell kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup

Zbulohet ekipi i madh që u interesua për Salah

Kohët e fundit Liverpool është fokusuar në rinovimin me senatorët e skuadrës. Vëmendjen më të madhe e kanë marrë Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. Kontratat e dy yjeve të “The Reds” m

Atalanta leksion Milanit, Interi barazon me Udinesen

Milani pësoi një disfatë të rëndë 0-3 në shtëpi përballë Atalantas në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serie A, megjithatë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mbetet e para në

PSG rikthehet i frikshëm

Me Pochettino-n në stol dhe Mbappe, Neymar, Di Maria dhe Icardi në fushën e lojës, PSG rikthehet një skuadër e frikshme në Francë. Forcën e kampionëve, këtë të premte, e provoi Montpellie

Info Tjera