Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/skysports-bernard-challandes_4769219.jpg

Challandes ka folur për mediat italiane lidhur me Muriqin dhe Rrahmanin



Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për mediat italiane në lidhje me transferimin e Vedat Muriqit te Lazio. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, 69-vjeçari zbërthen cilësitë e shtatlartit të sulmit të Kosovës, duke thënë se ai do të jetë një përforcim cilësor për Lazion.

“Muriqi është një përforcim shumë cilësor i Lazios”.

“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asistime, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese”.

“Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”, ka thënë Challandes për Muriqin. Zvicerani nuk i kursyen fjalët e mira edhe për blerjen e Napolit, Amir Rrahmani.

“Është një futbollist shumë i mirë, një mbrojtës modern. I pastër dhe besnik, i zoti me kokë dhe në mbulimin një për një”. “Di ta t’i ndërtojë aksionet nga poshtë. Mendoj se qoftë me Koulibalyn qoftë me Manolas do të formojë një dyshe mbrojtëse të një niveli të lartë”, nënvizoi ai.

Dyshja kanë kaluar te dy klubet e mëdha italiane dhe nga ky sezon do t’i shohim në nivelet e larta  të Serie A.

Të fundit

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Super Ibra e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan

Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha. Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku

Lazio interesohet për Mustafin

Mediat italiane raportojnë se Shkodran Mustafi dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur me Sampdorian. Arsenal nuk pritet të bëjë rezistencë për Mustafin, pasi dëshiron të fito

Info Tjera