City siguron kualifikimin, Borussia Monchengladbach sërish bindshëm
Manchester City ka mundur 1-0 Olympiacos dhe ka siguruar kalimin në 1/8-at e garës evropiane më të rëndësishme për klube.
Ndeshja e vlefshme për javën e katërt të Grupit C është vendosur nga një gol i shënuar në minutën e 36-të nga Phil Foden.
Mesfushori i ri ka marrë një asistim të bukur me thembër nga Sterling dhe nuk i ka falur grekët.
Kjo fitore ka ndihmuar Qytetarët të shkojnë në 12 pikë në Grupin C, ndërsa Olympiacos është në vendin e tretë me 3 pikë.
Një tjetër goleadë për Borussia Monchengladbach kundër Shakhtar Donetsk. Këtë herë ka mbaruar 4-0 për gjermanët, që ndeshjen e parë kanë fituar 6-0.
Kanë shënuar Stindl në minutën e 17-të, Elvedi në të 34-ën, Embolo në të 46-ën e pjesës së parë dhe Wendt në të 77-ën.
Gjermanët kanë përforcuar vendin e parë në renditje ku kryesojnë me tetë pikë. Pas tyre vijnë Shakhtar dhe Real me 4, ndërsa në vendin e fundit ndodhet Interi me 2 pikë.
Zikaltrit dhe madrilenët do të përballen mbrëmjen e sotme në San Siro. Lojtarët e Contes duhet patjetër të fitojnë.