Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/ronaldo_gol_genoa_juventus-1068x669-1.jpg

Cristiano Ronaldo: Dje ishim shumë dobët, por besoni te ne



Mbrëmjen e djeshme Juventusi dhuroi një nga paraqitjet më të dobëta dhe u mund pastër me shifrat 0-3 nga Fiorentina në ndeshjen e fundit të këtij viti, duke e mbyllur 2020 në mënyrën më të keqe.

Para pak çastesh në lidhje me këtë ndeshje reagoi ylli më i madh i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.

Portugezi në një postim në Instagram shprehet se e djeshmja ishte mënyra jo e duhur për të mbyllur vitin, por i bën thirrje tifozëve të kenë besim te ekipi sepse në fund ata do shpërblehen me suksese.

“Dje, me një paraqitje të dobët dhe rezultat aspak të pranueshëm, mbyllëm ndeshjet e planifikuara për vitin 2020, një vit i veçantë në shumë mënyra. Stadiume boshe, protokolle Covid-19, ndeshje të shtyra, ndalesa të gjata dhe një kalendar shumë i ngjeshur. Por këto nuk janë justifikim për asgjë. Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe të fitojmë në mënyrë më të qëndrueshme. Ne jemi Juventus! Dhe thjesht nuk mund të pranojmë asgjë më pak se përsosmërinë në fushë!. Shpresoj që kjo ndalesë e shkurtër të mund të na ndihmojë të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, sepse fundi i sezonit është ende larg dhe në fund ne besojmë se edhe një herë, do të festojmë me tifozët tonë. Besoni te ne! Besojini ekipit tonë, aq sa ne ju besojmë ju dhe ne do t’ua shpërblejmë!”.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera