Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/20210309-637508915940015203_20210309130508-kHoE-980x554@MundoDeportivo-Web.jpg

CSD siguron që ndeshja Spanjë-Kosovë do zhvillohet në kushte normale



Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) ka dalë me një deklaratë zyrtare për ndeshjen e 31 marsit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupen e Botës në Katar 2022.

Ditë më parë, FFK-ja kërcënoi se ndeshja nuk do të zhvillohej nëse Kosova nuk do paraqitej me simbole dhe me himnin e saj. Kjo deklaratë bëri bujë në mediat ndërkombëtare, dhe tani edhe Këshilli i Lartë i Sporteve në Spanjë ka reaguar.

Sipas Këshillit, situata politike e shteteve nuk  do të ketë ndikim në këtë ndeshje, pasi ndeshja është konform rregullave të FIFA-së.

Edhe presidentja e Këshillit, Irene Lozano, siguroi opinionin e gjerë se ndeshja është në përputhje me të gjitha normat dhe ligjet e FIFA-së dhe nuk ka probleme politike.

“Janë marrë një sërë vendimesh që do të lejojnë zhvillimin e ndeshjes. Nuk ekziston as problemi më i vogël. Kushtet në të cilat kjo ndeshje do të zhvillohet është brenda normalitetit absolut dhe nuk ka të bëjë me njohjen e shtetit të Kosovës, sepse është pozicioni i Spanjës dhe nuk do të ndryshojë”, tha Lozano.

“Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova. Kjo është një nga virtytet e mëdha të sportit, të jesh në gjendje të kapërcesh mosmarrëveshjet e një lloji tjetër”, përfundoi Irene Lozano.

Ndeshja ndërmjet të dy kombëtareve do të zhvillohet me 31 mars në kushte normale në Sevilla të Spanjës.

Të fundit

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Info Tjera