Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/15934957788456.jpg

Dita e Hakimit



Achraf Hakimi është i gati për të përjetuar ditën e tij të parë si milanez.

Marokeni pritet të zbarkojë në Itali për vizitat e zakonshme mjekësore në Humanitas, që do të pasohen nga testet e fitnesit sportiv.

Në fund futbollisti, pronësinë e të cilit e ka Real Madridit do të shkojë në selinë e Interit për të nënshkruar kontratën pesëvjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

Klubi zikaltër do të paguajë 40 milionë euro, plus 5 bonuse në arkat e Realit.

Është parashikuar një vizitë blitz vetëm për kontratën.

Nuk do të ketë prezantim para tifozëve as takim me shokët e ardhshëm, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Një marrëveshje kjo që vë nën urdhrat e Contes lojtarin më të shpejtë të Bundesligës dhe një asistues të jashtëzakonshëm (10 asiste) me aftësi edhe për të shënuar (9 gola).

Që nga ajo natë e hidhur e nëntorit në Champions, zikaltrit nuk e kanë hequr nga mendja Hakimin, derisa arritën ta bënin “pronë” të tyre.

Nga sezoni i ardhshëm Conte do t’i japë një rol thelbësor në rreshtimin preferencial 3-5-2, por që sot tek Interi nuk është funksional 100%.

Të fundit

Sekreti për formën e jashtëzakonshme të CR7

Arsyeja kryesore se përse Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një formë të lartë edhe si 35-vjeçar është se ai fle pesë herë në ditë në një pozitë të foshnjës në barkun e nënës. Stu

Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luaj në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë

Trajneri shqiptar mendon të lërë Al Raed

Pas eksperiencave me klube të mëdha si Anderlecht, Legia e Varshavës dhe Olympiacos, Besnik Hasi mund të provojë një aventurë të re te gjigandët turqë të Fenerbahce. Lajmi i bujshëm për i

Valon Berisha kthehet në Kosovë, pritet nga krerët e FFK-së (Video)

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Kombëtares, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime. Në këtë takim krahas presidentit Ademi ishin edhe anëtari i K

Efekti i Koronavirusit ndikon edhe në punimet e Botërorit Katar 2022

Impakti i pandemisë Koronavirus po ndihet edhe në Katar në përgatitjet për Botërorin e vitit 2022. Komiteti Organizativ i këtij evenimenti nuk ka folur hapur për efektet negative në ekonomi t

Kosova nesër kërkon kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Botëror

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja jonë të mërkurën do të mësoj grupin dhe kundërshtarët për rrugëtimin drejt kampionatit botëror të hendbollisteve “Spanja 202

Info Tjera