Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/nora.jpg

Ditë e madhe për Kosovën, tri garuese, tri medalje



Nora Gjakova ka kompletuar një ditë shumë të suksesshme për xhudon kosovare. Ajo ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë, në Mastersin në Doha të Katarit. Më herët gjatë të hënës medalje të artë fitoi Distria Krasniqi (48 kg), ndërsa të bronztë fitoi Majlinda Kelmendi (52 kg).

Vetëm këto tri xhudiste kanë garuar për Kosovën të hënën, në ditën e parë të Mastersit. Dhe ato kanë siguruar tri medalje. Në Masters garojnë vetëm xhudistët më të mirë në secilën kategori. Ftesë kanë marrë vetëm 36 më të mirët nëpër kategori.

Për Norën është medalja e parë në turnetë Masters. Ajo në luftën e parë e mposhti serben Marica Perishiq. Më pas fitoi ndaj francezes Helene Receveaux, kurse në gjysmëfinale humbi nga japonezja Yoshida Tsukasa. Tsukasa fitoi me mbërthim.

Në luftë për medalje të bronztë, Nora Gjakova e mposhti portugezen me përvojë, Telma Monteiro. Lufta ishte e fortë ndërsa u vendos në kohën shtesë kur Nora realizoi pikë.

Të fundit

Manchester United fiton derbin ndaj Manchester Cityt

Manchester United e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier. Pas vetëm dy minutash lojë në stadiumin Etihad, Djajtë e Kuq kaluan

Zgjedhjet presidenciale, Barcelona voton në Camp Nou

Sot po mbahen zgjedhjet për president të Barcelonës, pasi fillimisht u shtyen në janar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kataluni. Ylli i Barcelonës, Messi ka shfry

Ibrahimovic me mesazh fantastik

Zlatan Ibrahimovic shpjegoi pse ai u bë nikoqir i ftuar në Festivalin e Muzikës Sanremo. Sulmuesi i Milanit shkaktoi një polemikë të madhe për vendimin e tij për të kaluar javën duke pritur

Messi dhuron një asistim fantastik për Jordi Alban, Barça në avantazh ndaj Osasunas

Argjentinasi ishte protagonist në golin e shënuar ndaj Osasunas, të cilin e shënoi Jordi Alba, transmeton lajmi.net. Messi me një pasim të gjatë dhe maestral e gjeti spanjollin i cili shënoi n

Ky lojtar luan si unë, do jetë pasardhësi im dhe nuk bëj shaka

Messi dhe Ronaldo janë në fundin e karrierës së tyre dhe të gjithë po kërkojnë për pasardhësit e tyre. Mbappe është më i mundshmi nga ajo, që ka treguar deri më tani në fushë. Edhe Pe

Paga e lartë e Ronaldos problem për Juventusin

Situata me pasojat e pandemisë ka bërë që edhe klubi më i fort ekonomikisht në futbollin italian, Juventusi, të jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje. 31 milionë neto është paga vjetore e C

Info Tjera