Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/NINTCHDBPICT000567434413-e1587656810247-scaled.jpg

Dortmund jep paralajmërimin e fundit për Man Utd



Drejtuesit e Borussias së Dortmundit vendosën afatin e fundit për Manchester United në lidhje me futbollistin anglez Jadon Sancho.

Prej kohësh 20-vjeçari londinez është vënë në shënjestrën e “Djajve të Kuq”, që kërkojnë për të mbyllur me çdo kusht diferencën e madhe që është krijuar me Liverpoolin dhe Manchester City-n.

Krerët e klubit verdhezi kanë fiksuar datën 10 gusht si afatin e fundit për “Red Devils” për lojtarin e përfaqësueses së “Tre Luanëve”, që vazhdon të mbetet objektivi kryesor në merkato për një klub si United.

Jadon Sancho u ble nga Dortmundi në fundin e gushtit të vitit 2017 për vetëm 8 milionë paundë në moshën 17-vjeëare nga Manchester City, klub që ruan akoma të drejtën e 20% të kartonit të këtij futbollisti.

Sancho u përfshi menjëherë në gjirin e skuadrës dhe më pas lojtari anglez shpërtheu, duke realizuar 30 gola në 78 takime me fanellën e verdhezinjve.

Në sezonin e fundit,Jadon Sancho e ndihmoi ekipin e drejtuar nga trajneri Lucien Favre për t’u renditur në vendin e dytë në Bundesliga, pas vetëm Bajernit të Mynihut, teksa kontribuoi me 17 gola dhe 16 asiste në 32 ndeshje.

Për asiste futbollisti londinez u pozicionua në vendin e dytë, pas sulmuesit të ekipit bavarez, Thomas Muller, që e përfundoi kampionatin me 21 asiste gjithsej, duke thyer në këtë mënyrë për vetëm një edhe rekordin e kampionatit gjerman, që mbahej nga mesfushori belg Kevin De Bruyne.

Krerët e klubit nga Westfalia ua kanë bërë të qartë drejtuesve të “Djajve të Kuq” se nuk kanë ndër mend ta lëshojnë futbollistin pa 100 milionë stërlina.

Ende nuk është arritur një marrëveshje ndërmjet palëve, sidoqoftë, nëse klubet do të bien dakord, atëherë e gjithë shuma e kërkuar do të ndahet në këste.

Drejtuesit e verdhezinjve e ndërmorrën një veprim të tillë për të përgatitur sa më mirë sezonin e ardhshëm në Bundesligë, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një shpërqëndrim të mundshëm të vetë futbollistit.

Pozicioni i natyrshëm i lojtarit me origjinë nga Trinitad Tobago është krahu i djathtë i sulmit, gjithsesi Sancho mund të luajë shumë mirë edhe në krahun e majtë. Vlera aktuale e futbollistit londinez është plot 117 milionë stërlina, ndërsa vlerën më të lartë në merkato Jadon Sancho e pati deri më datën 11 mars, pra pikërisht përpara se të shpërthente anembanë globit pandemia e koronavirusit.

Edicioni i ri i Bundesligës në Gjermani starton më datë 18 shtator, ndërsa afati i fundit i transferimit të lojtarëve është data 5 tetor.

Muajin e kaluar verdhezinjtë iu hoqën nga duart drejtuesve të “Red Devils” mesfushorin 17-vjeçar anglez Jude Bellingham, që u ble nga klubi nga Birmingham City në një marrëveshje që kapi shifrën e 30 milionë stërlinave.

Në ditët e fundit të vitit 2019 drejtuesit e Borussias së Dortmundit mposhtën konkurrencën e United si dhe klubeve më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër, teksa morën sulmuesin norvegjez Erling Haaland nga Red Bulli i Salsburgut për vetëm 20 milionë euro, një biznes i shkëlqyer për klubin nga Westfalia, duke patur parasysh faktin që vlera e shtatlartit nordik tani është katapultuar në plot 72 milionë euro.

Të fundit

Kololli e nis me super gol në kampionatin zviceran (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të elitës së futbollit të Zvicrës. Kololli realizoi gol të bukur kundër Young Boys për skuadrën e tij Zurich. Ai

Edhe një shqiptar drejt Serie A

Zërat se Keidi Bare kërkohet nga klubet italiane po forcohen së shumti gjatë ditëve të fundit. Mesfushori i Malagës dhe Shqipërisë ka ngjallur interes dhe në Serinë A. Sipas “Tuttosport

Arijanet Muriçi, nga Premier Liga në La Liga

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi pritet të luaj në një prej ligave më të forta atë të La Ligas. Ai është portieri i Xhironas dhe po e vazhdon karrierën në Spanjë në formë të huazim

Drita mëson kundërshtarin e radhës nëse kalon Legian

Drita ka mësuar rivalin e rradhës në Europa League nëse kalon polakët e Legias. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, goglat zgjodhën ekipin azer si kundërshtuar të radhës për ekipin g

Shmanget përplasja e mundshme me Crvena Zvezdën

UEFA ka vendosur për ndarjen e grupeve para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës “play off” në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës. Në ndarjen që është bërë, Tir

Super Drita mposht Sileksin, e pret Legia e Varshavës

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme kundër skuadrës maqedonase Silkes, të cilën e mposhti si mysafire me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet

Info Tjera