Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/FB_IMG_1615659694104.jpg

Dy karateistë të kombëtares, shkojnë në finale



Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci, kanë arrit deri në finale për medaljen e bronztë (repasazh) qe do të zhvillohet nesër.

Elhami Shabani u paraqit në kategorinë deri 75 kilogram, ku arriti 4-rë fitore, me e veçanta ishte ballafaqimi me ish-kampionin e botes garuesin nga Irani BAHMAN ASGARI GHONCHEH, ku fitoi me rezultat 6 me 3, pastaj u ndal nga garuesi Uzbekistanit DASTONBEK OTABOLAEV.

Shabani në finale për vendin e tretë do te takohet me garuesin nga Gjermania NOAH BITSCH.

Paraqitje shumë te mirë kishte edhe Herolind Nishevci në kategorinë mbi 84 kilogram, ai arriti tri fitore nder te cilat me e veçanta ishte nga garuesi nga Gjermania JONATHAN HORNE, kurse u ndal nga garuesi Ukraina RYZVAN TALIBOV.

Në finalen për vendin e tretë Herolind Nishevci, do te takohen me garuesin nga Azjebejxhani, ASIMAN GURBANLI.

Shumë suksese për garuesit tanë, ku presim medalje nga kjo garë e cila është e rëndësishme edhe për arritjen e normës Olimpike Tokio 2021.

Paraqitje shumë te mirë kishte edhe Festina Curri, e cila për herë te parë u paraqitë në një garë te këtij niveli botërorë. Ajo fitoi dy luftëra në garën e rregullt pastaj u ndal nga garuesja e Italisë për te vazhduar edhe me një fitore ndaj garueses së Belgjikës në gjysmë finale për medaljen e bronztë.

Përfaqësuesja e Kosovës ne Karatesë ne ketë garë u përfaqësua edhe me këtë garues po ashtu kishin një paraqitje te mirë: Albinot Selmani deri 60 kg, Albulena Gërvalla deri 55 kg, Adelina Rama deri 60 kg, Ylli Cenaj, deri 67 kg dhe Fortesa Orana mbi 68 kg.

Me ekspeditën e Përfaqësueses së Kosovës në Karate janë edhe përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla.

Po ashtu ne këtë garë me suksese e kaluan provim për licencim në Federatën Botore te Karatesë (WKF) Milazim Haliti dhe Adonis Sinidolli.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera