Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/IMG-d5e7a802ec4d07a15f72c208447f7934-V.jpg

Feronikeli nis sezonin me synime të larta



Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendit.

Tri herë kampioni i ligës, në pesë vitet e fundit, objektivin kryesor e ka daljen në Evropë përmes dy titujve të çmuar të vendit, kampionatin dhe Kupën e Kosovës.

“Tigrat e zi” nisën misionin e ri të dielën e 20 shtatorit, me ndeshjen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” kundër nënkampionit Gjilanit, duke triumfuar thellë me rezultat 4:0, me tre gola nga Bedri Greca kundër ish-skuadrës dhe një nga braziliani Marclei.

Skuadra nga Drenasi ka vazhduar punën menjëherë për duelin e radhës, udhëtimin në Suharekë për ndeshjen me Ballkanin, që është sfida e radhës për “Niklin”, që zhvillohet të mërkurën nga ora 16:00 në Suharekë.

Futbollistët kthehen në aksion dhe ndeshen me një kundërshtar të fortë, çka e bën këtë sfidë edhe më të rëndësishme për të dyja skuadrat që synim kanë kreun.

Një ditë para derbit të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët nën urdhërat e trajnerit Afrim Tovërlani dhe stafit të tij, kanë kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Puna është përqendruar në aspektin taktik.

Atmosferë fantastike, disponimi maksimal ka mbretëruar në stërvitjen e fundit para ndeshjes, optimizëm i lartë por maturi dhe përgjegjësi është kërkuar nga trajneri për lojtarët për sfidën e së mërkurës.

Skuadra nga Drenasi edhe në këtë sezon po udhëhiqet nga trajneri më i suksesshëm aktualisht në futbollin vendor, Afrim Tovërlani, që e kishte shpallë “Niklin” kampion edhe në sezonin 2018-19.

Në fillim të muajit gusht, drejtuesit e klubit vazhduan bashkëpunimin me Tovërlanin.

Tovërlani para ndeshjes me Ballkanin ka thënë se skuadra e tij ka pasur një start të mirë, dhe ka përgëzuar futbollistët për angazhim dhe atë çfarë treguan në duel me Gjilanin.

“Ajo ndeshje tashmë ka përfunduar”, ka thënë Tovërlani për përballjen e fituar ndaj Gjilanit, me sy kah ndeshja e radhës. “Na pret ndeshja me Ballkanin, një sfidë e vështirë me një skuadër shumë të mirë e cilësore, e cila ka edhe individë të dalluar.Por neve jemi përgatitur që të kemi një paraqitje shumë të mirë dhe do ta kërkojmë rezultatin sepse edhe ne kemi një skuadër të fortë dhe nuk do të shkojmë vetëm të mbrohemi dhe ta presim fundin e ndeshjes,” ka thënë Tovërlani.

Drejtuesit e skuadrës, afruan emra të njohur të futbollit, në vend dhe më gjerë. Pjesë e Niklit u bë përfaqësuesi i Kosovës, mbrojtësi Alban Pnishi. Argjend Bardhi është rikthyer në skuadër, ndërsa në repartin mbrojtës klubi u përforcua me emrat e njohur në futbollin vendor, portierin Ilir Avdyli dhe mbrojtësin Viktor Kuka.

Sulmuesi me përvojë nga kampionati i Shqipërisë Bedri Greca u rikthye fuqishëm në Kosovë dhe atë kundër ish-skuadrës, ndërsa pjesë e “Niklit” ditëve të fundit u bën edhe Adem Maliqi, e Bujar Pllana.

Kreshimir Kovaqeviq, Ozbej Kuhar, Marko Milickoviq dhe braziliani Marclei ishin lojtarët e huaj të ardhur te Feronikeli.

Ky grup i ri i futbollistëve, do të kombinohet me lojtarët kryesorë që e patën barrën edhe në sezonin e shkuar, në krye me kapitenin Lapidar Lladrovci, Mendurim Hoti, Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Besmir Bojku, Argjend Malaj, e të tjerë.

Yll Hoxha, para ndeshjes me Ballkanin ka thënë se do të luajnë në këtë ndeshje dhe të tjerat për tifozët e skuadrës, që nuk do të kenë mundësi t’i përcjellin ata në ndeshjet e këtij sezoni.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, sidomos në ndeshjen e parë kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, dhe me rezultat të thellë, që është shumë pozitive por që përpara kemi një skuadër shumë të fortë siç është Ballkani, të cilën ne e vlerësojmë shumë, pasi që ka lojtarë mjaft cilësor. Mirëpo unë kam shumë besim te skuadra jonë, dhe te bashkëlojtarët e mi, andaj shkojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë mbrojtësi Hoxha.

Klubi, shtabi teknik, futbollistët dhe udhëheqësit e skuadrës kanë para vetes një sfidë të vështirë në sezonin me shumë ndryshime, duke nisur nga sistemi i garave me 10 ekipe, nga përforcimet e shumta të kundërshtarëve dhe nga pamundësia për të zhvilluar ndeshjet me shikues, por që do të jetë padyshim një motiv shtesë për “Tigrat” në fushë, që të luajnë dhe të fitojnë për tifozët që do të përkrahin skuadrën e zemrës nga ekranet televizive.

Të fundit

Golat më të bukur të mbrëmjes së Champions

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i ri i Champions League. 21 gola u shënuan në 8 ndeshjet e para të edicionit 2020-2021. Më poshtë gjeni golat më të bukur të mbrëmjes. Goli i Coutinho, i cili sh

Feronikeli – Prishtina, Krasniqi optimist për rezultat pozitiv

Prishtina nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, ndërsa edhe nesër do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi luan në udhëtim te Feronikelin. Mesfushori, Endrit Krasniqi, është optimist se

Messi nuk gjen qetësi në Barcelonë

Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi mund të luajë më mirë. Strategu holandez e bëri këtë deklaratë para takimit të skuadrës katalan

Zidane merr lajmin e mirë për Ramos

Sergio Ramos është gati për Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Los Blancos u dëmtuar në humbjen befasuese të Real Madridit në shtëpi nga Cadiz, sfidë që e fituan mysafirët me rezultat minimal

Mediumi italian shkruan për formën e Mirlind Dakut

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style. Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavd

Shënoi dy gola me Vitesse, Armando Broja në formacionin e javës në Holandë

Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në

Info Tjera