Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Feronikeli-Prishtinaaaaaa.jpg

Feronikeli – Prishtina, Krasniqi optimist për rezultat pozitiv



Prishtina nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, ndërsa edhe nesër do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi luan në udhëtim te Feronikelin.

Mesfushori, Endrit Krasniqi, është optimist se skuadra e tij do të kthehet me rezultat pozitiv nga Drenasi.

“Mendoj se ecuria e skuadrës nuk ka qenë deri tani ashtu siç e kemi pritur, kemi qenë të përgatitur që të grumbullonim më shumë pikë, por nuk ndodhi ashtu dhe tani na duhet rikuperuar pikët dhe të jemi të përqendruar në çdo ndeshje, sepse vetëm në ndeshje pas ndeshje mund t’ia arrijmë në objektivat që kemi”.

“Edhe sa i përket formës time, mendoj që ka shumë vend për përmirësim dhe mendoj që duhet të jap pak më shumë që t’i ndihmoj skuadrës edhe më tepër që t’i arrijë qëllimet që ka”.

“Pothuajse çdo ndeshje në Superligë është bërë një derbi në vete. Feronikeli ka objektivat e veta duke mos na interesuar se si kanë pasur ecurinë deri më tani, por duhet përqendrohemi te loja jonë, të qëllimi ynë e përkundër që e vlerësoj si ndeshje të vështirë, unë shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori prishtinas, Endrit Krasniqi.

Të fundit

Probleme serioze për FIFA21: Mijëra lojtarë do i bashkohen Ibrahimovicit në hetimet për video-lojën

Mijëra lojtarë do t’i bashkohen Zlatan Ibrahimovicit dhe Gareth Bales në hetimet kundër FIFA21 që ka përdorur imazhet e tyre. Që të dy lojtarët, së bashku me agjentin Mino Raiola, kanë l

Arbëria mposht Gjilanin, Drita dhe Feronikeli ndahen baraz

Me barazim ka përfunduar derbi i javës së 14-të së Superligës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit me rezultat 1:1. Ndërsa, ndeshja tjetër e ditës përfundoi me fitoren e Arbëris

Gati kontrata e çmendur për Messin

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Barcelonës, Lionel Messi. E ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet mister, ndërsa vazhdo

Real nuk mund të llogarisë në Benzeman

Real Madrid ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Inter. Përveç Sergio Ramos, madrilenët do të duhen të bëjnë edhe pa shërbimet

Milani në panik pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovic

Milani është duke pritur nën ethe lajme të reja nga Zlatan Ibrahimovic pasi ndjeu dhimbje në këmbën e majtë gjatë triumfit kundër Napolit. 39-vjeçari realizoi dy gola kundër Napolit në

Xhaka e shtynë keq shokun e ekipit për ta mbrojtur shqiptarin e Leeds United

Në Premierligë sërish po flitet për Granit Xhakën. Ylli shqiptar i Arsenalit ka dal në mbrojtje të një futbollisti tjetër shqiptar, Ezgjan Alioskit të Leeds Unitedit, duke iu kundërvu shoku

Info Tjera