Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/ferraris-monegasque-driver-charles-leclerc-and-ferraris-news-photo-1595198693-scaled.jpg

Ferrari zhvilloni garën e 1000-të me tifozë



Çmimi i Madh i Toskanës do të jetë gara e parë me tifozë në këtë sezon të Formula 1.

Gara e së dielës në pistën e Mugellos do të jetë gara numër 1000 e Ferrarit në Formula 1 dhe për këtë skuderia italiane ka kërkuar që ta festojë para një numri të kufizuar tifozësh.

2,800 mbështetës, shumë prej tyre që i përkasin klubit zyrtar Ferrari, e kanë marrë tashmë biletën e tyre.

Çmimi për të blerë një biletë nisi nga 750 deri në 1200 Euro, por më pas u fiksua në 150 deri 600 Euro.

Spektatorët e pranishëm do të mund ta ndjekin garën nga 3 tribuna të ndryshme, natyrisht duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Në kuadër të kësaj gare jubile, Ferrari ka menduar të ndryshojë totalisht fytyrë.

Sezoni aktual nuk është aspak i mbarë për kokëkuqen, por për këtë garë njëvendëshja italiane do të jetë speciale.

Ferrari i kësaj gare do të jetë një rikthim në të shkuarën, një makinë që u frymëzua dhe shumë e ngjashme me atë të viteve ’50, kur debutonte në Formula 1.

Ngjyra e makinës nuk do të jetë e kuqe, por vishnje! Ferrari debutoi në Formula 1 në Çmimin e Madh të Monakos dhe prej asaj kohe ka fituar 239 gara, 16 tituj konstruktorësh dhe 15 kampionate shoferësh.

Themelues i skuderisë ishte Enzo Ferrari, i cili fillimisht e nisi si pasion, për ta kthyer më pas në një nga kompanitë më të rëndësishme në glob.

Ndërkohë, Sebastian Vettel ka vendosur të qëndrojë në Formula 1 edhe për sezonin e ardhshëm.

Me skadimin e marrëveshjes me kokëkuqen, gjermani hyri në bisedime me shumë skuderi, por ajo që e bindi ishte oferta e Racing Point, e cila sezonin e ri do të garojë nën logon Aston Martin Racing.

Në faqen zyrtare të skuderisë thuhet se marrëveshja me 33-vjeçarin vlen për 2 vitet e ardhshme me opsion për ta rinovuar edhe më tej.

Për Vettel, kjo është makina e pestë në karrierën e tij në Formula 1: BMW Sauber, Toro Rosso, Red Bull, Ferrari e sezonin e ardhshëm Aston Martin.

Vettel largohet nga Ferrari pas 6 sezonesh, ku arriti 14 fitore, por nuk mundi të shpallet kampion bote.

Ky sezon është katastrofë, pasi deri më tani nuk është ngjitur në podium.

Të fundit

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Aston Villa dhe Leipzig tërhiqen nga blerja e Rashicës

Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse shumë skuadra ishin në kërkim të sulmuesit nga Kosova. Rashica ende po stërvitet me Werderi, ndërsa nga ana tjetër klubet e in

Werder ende po pret ofertat për Rashicën

Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli Werder Bremeni është duke pritur oferta për Milot Rashicën. Klub

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League. Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vj

Suarez largohet si golashënuesi i tretë në histori të Barçës

ashmë është zyrtare, Luis Suarez është larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Atletico Madrid. Ronald Koeman nuk e deshi në skuadrën e tij dhe kështu, uruguaiani, shoku më i mirë i

Fjalët e gazetarit e bëjnë të qaj Mourinhon

Jose Mourinho i bën ditën të lumtur gazetarit maqedonas pasi qëndroi rrotull për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, pasi u prek nga historia e kujtimit të babait të tij të ndjerë. Jose Mouri

Info Tjera