Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/vyhceverlya9odbbiubh.jpg

FIFA nis revolucionin në futboll nga viti 2022



Bota e futbollit do të përballet me një revolucion të vërtetë pas vitit 2022.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjozja italiane “La Repubblica”, e cila shpejgon se si FIFA me në krye presidentin e saj Gianni Infantino po mendon ta bëjë më spektakolar sistemin e sportit më të ndjekur në botë.

Projekti ka të bëjë me futjen e play-off në të gjithë kampionatet, duke nisur si fillim nga ata më të rëndësishmit.

Më pak ndeshje, një fazë e vetme pa ndeshje vajtje-ardhje dhe më pas sfida “të thata”.

Në këtë mënyrë, sipas qeverisë botërore të futbollit do të zhdukej “mërzia” dhe do të afrohej më shumë publik.

Duke qëndruar në atë që raporton gazeta italiane, sipas FIFA vetëm në këtë mënyrë, kampionatet do të bëheshin më të paparashikueshë dhe duke shtuar publikun do të afroheshin edhe më shumë sponsor.

I njëjti diskutim vlen edhe për të drejtën televizive.

Ky revolucion do të nisë pas finaleve të Botërorit 2022 dhe do të ndryshojë tërësisht kalendarët që do të ndahen në periudha të dedikuara për çdo kompeticion.

Kampionatet lokalë do të zgjasin pesë muaj.

Për futbollistët parashikohet 1 muaj pushim.

Për kampionatet Botërorë dhe Europianë 1 muaj e jysmë dhe pjesa tjetër për play-off dhe Kupat e Europës.

Ndërkohë, kombëtaret do të kishin gjithashtu 1 muaj e gjysmë hapësirë për ndeshjet e tyre.

Të fundit

Plani i UEFA për kthimin e tifozëve në garat europiane

UEFA ndërmori hapin e parë duke lejuar publikun në stadium në Superkupën e Europës, të enjten e kaluar, në Budapest (Hungari), me një numër të kufizuar prej 20 000 personash, kur kapaciteti

Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin

Trajneri i Përfaqësueses së Uellsit, Ryan Giggs është i kënaqur me transferimin e Gareth Bale nga Real Madridi te Tottenhami. Ylli i Real Madridi është bashkuar me Spurs në një huazim sezona

Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt

Gennaro Gattuso nuk e ka lejuar largimin e Elseid Hysajnt nga Napoli pas ofertës së marr nga klubi rus Spartak Moska. Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartak

Messi befason me deklaratën e tij

Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndry

Muriqi rezulton negativ edhe në testin e dytë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të udhëtoj në Romë qysh nesër. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku mëson se sulmuesi kosovar ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë. Muriqi pritet që k

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Info Tjera