Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/CHAMPIONS-FINALJA-STAMBOLL-ME-TIFOZE_frame_0-1024x576-1.jpg

Finalja e Champions League luhet në Stamboll pavarësisht izolimit



UEFA konfirmoi se finalja e Champions League do të luhet sipas programit në Stamboll, pavarësisht infektimeve në rritje me Covid-19 dhe faktit që prej 29 prillit, në Turqi hynë në fuqi masat e shtrënguese.

Në deklaratën zyrtare të konfederatës europiane lihet të kuptohet se megjithë izolimin, në duelin për trofeun më 29 maj do të ketë një numër të kufizuar tifozësh.

Presidenti turk Tayyip Erdogan njoftoi se mbyllja do të zgjasë deri më 19 maj, si mënyrë për të luftuar numrin në rritje të infektimeve dhe humbjeve të jetëve.

Finalja e Champions League në Stamboll duhej të ishte zhvilluar prej vitit 2020, por ajo u shty për shkak të pandemisë, me fazën finale të eventit që u zhvillua në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Me gjithë situatën problematike në vend, përpos eventit më të rëndësishëm të futbollit, Turqia konfirmoi edhe zhvillimin e garës së Formula Një, e cila është përcaktuar në fundjavën e 12 dhe 13 qershorit.

Çmimi i Madh i Turqisë zëvendësoi garën e Montrealit në Kanada, e cila u anulua për të dytin vit me radhë.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera