Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/jose-mourinho-tottenham-2019-20_1cdt7gz9w6iqn1je0vdph8ucyl.jpg

Fjalët e gazetarit e bëjnë të qaj Mourinhon



Jose Mourinho i bën ditën të lumtur gazetarit maqedonas pasi qëndroi rrotull për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, pasi u prek nga historia e kujtimit të babait të tij të ndjerë.

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham pranoi edhe të bënte një foto me të përpara ndeshjes kualifikuese të skuadrës së tij në Ligën e Evropës, ndaj Shkendijës, të enjten.

Gazetari Igor Aleksandrovic ishte mërzitur pasi nuk arriti të bënte një pyetje në kohë në konferencën për shtyp, para ndeshjes dhe humbi shansin për të folur me Mourinho, të cilin babai i tij i ndjerë e kishte idhull.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Igor Aleksandroviç, pastaj priti dhe në fund i tregoi rreth babait të tij të ndjerë, i cili ishte një fans i zjarrtë i “Special One” dhe si i tillë shpesh herë i fliste për të.

“Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor”.

“Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim. Përshëndetjet e para për ju nga ai, pasi ai nuk jeton më. Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty – pasi ai kishte respekt të madh për ju”-  iu drejtua gazeretari Murinjos.

“Nëse më lejoni një fotografi me ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj?”, e pyeti Igor Aleksandrovicit.

Murinjo pasi dëgjoi fjalët e gazetarit u emocionua dhe i siguroi atij se fotoja është punë e mbaruar dhe ai të mundohej ta takonte pas ndeshjes.

“Faleminderit shumë. Fotografia nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin. Fotografia do të është e kryer, do ta bëjmë. Mund të na takoni para ndeshjes, ose ndoshta në hotel është më e lehtë. Nëse bëhet pas ndeshjes, pas ndeshjes. Nuk ka asnjë lidhje me rezultatin. Kënaqësia ime do të jetë të bëj fotografi me ty.

“Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë”, tha i prekur Murinjo, teksa kjo histori është raportuar gjerësisht në mediat e huaja.

Të fundit

Golat më të bukur të mbrëmjes së Champions

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i ri i Champions League. 21 gola u shënuan në 8 ndeshjet e para të edicionit 2020-2021. Më poshtë gjeni golat më të bukur të mbrëmjes. Goli i Coutinho, i cili sh

Feronikeli – Prishtina, Krasniqi optimist për rezultat pozitiv

Prishtina nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, ndërsa edhe nesër do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi luan në udhëtim te Feronikelin. Mesfushori, Endrit Krasniqi, është optimist se

Messi nuk gjen qetësi në Barcelonë

Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi mund të luajë më mirë. Strategu holandez e bëri këtë deklaratë para takimit të skuadrës katalan

Zidane merr lajmin e mirë për Ramos

Sergio Ramos është gati për Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Los Blancos u dëmtuar në humbjen befasuese të Real Madridit në shtëpi nga Cadiz, sfidë që e fituan mysafirët me rezultat minimal

Mediumi italian shkruan për formën e Mirlind Dakut

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style. Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavd

Shënoi dy gola me Vitesse, Armando Broja në formacionin e javës në Holandë

Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në

Info Tjera