Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kombetarja-6.jpg

Formacionet e mundshme Kosovë vs Maqedoni e Veriut



Pak orë para përballjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, dy përfaqësueset tashmë kanë sinjalizuar se me cilët lojtarë sonte do të zbresin në stadiumin “Tose Proeski”, përcjell INA.

‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të hynë me shumë mungesa, shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19.

Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin, Hekuran Kryeziun dhe Idriz Vocën.

Por, pavarësisht këtyre mungesave, Challandes ka në dispozicion lojtarë të mirë, ku duhet të përzgjedh një formacion fitues.

Formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Por nga ana tjetër, edhe mediat maqedonase kanë zbardhur detaje të formacionit që ka përgatitur trajneri Angelovski.

Siç raporton “Sportmedia”, formacioni i Maqedonisë së Veriut do të jetë 4-2-3-1, teksa nga minuta e parë pritet të aktivizohen katër futbollistë shqiptarë: Musliu, Ademi, Alioski dhe Bardhi.

Në portë do të jetë Dimitrievski, në mbrojtje, Ristovski, Velkovski, Musliu dhe Ristevski.

Në mesfushë dyshja Ademit dhe Spirovskit. Në pjesën ofensive do të jenë Alioski, Triçkovski dhe Bardhi, ndërsa në sulm Pandev.

Ky i fundit ka paralajmëruar se nuk do të mund të luaj ndeshjen deri në minutën e fundit.

Përballja midis dy përfaqësueseve do të luhet në ora 20.45.

Të fundit

Juventus dhe Barcelona sigurojnë kualifikimin

Juventusi shmang në kohën shtesë surprizën e hidhur ndaj Ferencvarosit në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe të Champions League dhe arrin të kualifikohet në fazën tjetër falë sukses

Probleme serioze për FIFA21: Mijëra lojtarë do i bashkohen Ibrahimovicit në hetimet për video-lojën

Mijëra lojtarë do t’i bashkohen Zlatan Ibrahimovicit dhe Gareth Bales në hetimet kundër FIFA21 që ka përdorur imazhet e tyre. Që të dy lojtarët, së bashku me agjentin Mino Raiola, kanë l

Arbëria mposht Gjilanin, Drita dhe Feronikeli ndahen baraz

Me barazim ka përfunduar derbi i javës së 14-të së Superligës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit me rezultat 1:1. Ndërsa, ndeshja tjetër e ditës përfundoi me fitoren e Arbëris

Gati kontrata e çmendur për Messin

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Barcelonës, Lionel Messi. E ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet mister, ndërsa vazhdo

Real nuk mund të llogarisë në Benzeman

Real Madrid ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Inter. Përveç Sergio Ramos, madrilenët do të duhen të bëjnë edhe pa shërbimet

Milani në panik pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovic

Milani është duke pritur nën ethe lajme të reja nga Zlatan Ibrahimovic pasi ndjeu dhimbje në këmbën e majtë gjatë triumfit kundër Napolit. 39-vjeçari realizoi dy gola kundër Napolit në

Info Tjera