Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kombetarja-ndaj-turqise.png

Formacioni i kuqezinjve



“Këtë herë do të bazohem te siguritë që kemi nga sezoni i kaluar, pasi nuk kemi pasur mundësinë që të testojmë të rinjtë”.

Këto janë fjalët e Edi Rejas kur prezantoi ndeshjet e përfaqësueses shqiptare për fillimin e edicionit të Ligës së Kombeve.

Në zgjedhjen e një formacioni për ndehsjen e pare ndaj Bjellorusisë, trajneri do të ketë një detyrë edhe më të lehtë në teori, duke pasur parasysh se shumë dilema ia kanë zgjidhur dëmtimet dhe mungesat.

Reja do të bazohet tek emrat që e njeh e mes tyre ka pak alternativa për të zgjedhur.

Kështu, treshja e mbrojtjes, përtej ndonjë çudie, është e caktuar me Dermakun, Gjimshitin e Veselin, pasi mungojnë ata që mund të kërcënonin këtë rreshtim, Kumbulla e Ismajli të cilët janë të dëmtuar.

Me Hysajn e paprekshëm në krahun e djathtë, pritet që në anën tjetër të luajë Trashi, pasi mungojnë alternativat, meqë Lenjani nuk udhëtoi dot e Memolla mbeti në Shqipëri po për dëmtim.

Edhe mesfusha sheh mungesën e Ramadanit, duke caktuar kështu treshen Gjasula-Bare-Abrashi si titullare dhe tek emrat e tjerë të rinj si alternativa të tyre për pjesën e dytë të ndeshjes.

Në këtë situatë, dilemat e vetme për Rejan janë porta me dualitetin e zakonshëm Berisha-Strakosha dhe sulmi, ku pavarësisht mungesës së Kamberit, ka mundësinë që të përzgjedhë mes emrave të ndryshëm për të formuar dyshen që ai e sheh të përshtatshme për të filluar këtë takim të pare ndaj Bjellorusisë.

Të fundit

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Super Ibra e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan

Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha. Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku

Lazio interesohet për Mustafin

Mediat italiane raportojnë se Shkodran Mustafi dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur me Sampdorian. Arsenal nuk pritet të bëjë rezistencë për Mustafin, pasi dëshiron të fito

Info Tjera