Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2016/12/capello620x33021324.jpg

Capello nuk pranon ofertën e re

Publikuar: 09/04/2018

Italia është në kërkim të një trajneri që do ta zëvendësonte Giampiero Venturan e shkarkuar.

Dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ka bërë që të nisë një revolucion në kombëtaren “Azzurre”, por fillimisht duhet gjetur njeriun që do ta udhëheqë ekipin në këtë periudhë.

Në mesin e të përfolurve për stolin e Italisë, është edhe Fabio Capello, por ky i fundit ka thënë se nuk i intereson kjo punë dhe se është shumë më mirë në rolin e analistit.

“Unë trajner i Italisë? Jo. Kam pasur tashmë eksperiencat e mija me kombëtare si Anglia dhe Rusia”, ka thënë Capello.

“Aventura ime me Jiangsu Suning ishte e fundit. Tani po e shijoj punën si analist sportiv. Në këtë punë fiton gjithmonë”, ka përfunduar Capello.